E kemi bërë përgatitjen më të mirë të mundshme, nuk ka lëshime në çështjet lidhur me sigurinë dhe shëndetin publik, tha kryeministri grek Krijakos Micotakis gjatë seancës së sotme qeveritare duke folur për fillimin e sezonit turistik.
Për sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e shëndetit publik foli edhe ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vasilis Kikiljas në intervistën për televizionin grek “Skaj”. Ai tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme që të mundet vendi ta garantojë sigurinë edhe të turistëve dhe të popullatës lokale por edhe të punonjësve turistikë.
“Për ne, me rëndësi strategjike janë edhe ekonomia edhe turizmi por gjithmonë me prioritet shëndeti, shëndeti publik, siguria e qytetarëve. Kjo është mënyrë dinamike si të shkojmë përpara, do të testojmë, do të grumbullojmë të dhëna”, tha Kikiljas./MIA
