Micotakis do të bëjë ndryshime në Qeveri

TË FUNDIT

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, vendosi të bëjë ndryshime në Qeveri dhe saktë në mesditë edhe zyrtarisht do të kumtohet rikonstruksioni, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas informacioneve në mediat greke, ndryshime do të ketë në disa pozita ministrore, është e mundur të caktohet edhe zëdhënësi i ri i Qeverisë, ndërsa zëdhënësi aktual Stelios Pecas të largohet në ndonjërën prej ministrive.

Me siguri të pandryshuar do të mbeten ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Arsimit dhe Mbrojtjes Civile.