Gjatë vizitës së sotme në komunën e Gazi Babës, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për modelin kroat, si model për ndryshimet kushtetuese, ai tha se VMRO-DPMNE-ja e propozoi këtë model, sepse vetë qeveria e ka propozuar më herët dhe e ka propaganduar si model të mirë. Ndërsa theksoi se VMRO- DPMNE-ja nuk do të marrë pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetutës.
“Ne nuk do të marrim pjesë në grupin e punës dhe këtë e kemi përsëritur shumë herë në të kaluarën dhe i kemi deklaruar arsyet tona, sepse puna e grupit punues tani në këtë fazë të parë është totalisht e kotë, shihni dhe ekspertët më të lartë ligjor po komentojnë. Nëse do të ishin dy të tretat, do të ishte formuar komisioni kushtetues, shqyrtuar, hartuar amendamente etj, por tani është krejtësisht e kotë, duan të politizojnë procesin, këtu e përsëris publikisht qëndrimin tim dhe do ta bëj. VMRO-DPMNE-ja nuk merret më me këtë temë dhe nuk do të marrë pjesë në punën e komisionit të formuar nga Ministria e Drejtësisë.
