Mickoski: Protesta kundër mafias në pushtet, për Zaevin kjo është shprehje e zhgënjimit dhe shëmtisë

Must Read

Pendarovski: Me përkushtim do të punojmë në kultivimin dhe promovimin e kulturës dhe traditës boshnjake

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 28 Shtatorit, Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve, sot u dërgoi urim pjesëtarëve...

“Njujork Tajms”: Trampi me vite nuk ka paguar tatim të të ardhurave

Presidenti amerikan, Donald Tramp nuk ka paguar kurfarë tatimi të fitimit për 10 deri 15 vite, duke...

Konferencë për “Zona të sigurta familjare

LAMM sot do të organizojë konferencë me rastin e promovimit të shënimit të vendparkimeve për projektin „Car...
- Advertisement -

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, të mërkurën në orën 18 bëri thirrje për protestë qytetarësh me çka e caktoi protestën e parë që po e organizon partia opozitare kundër politikave të pushtit. Marshi do të fillojë para Ministrisë së drejtësisë dhe do të përfundojë para Komisionit rregullator për energjetikë, të cilin e quajti – mashë e pushtetit. Në protestë do të dërgohet kërkesë për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

 “VMRO-DPMNE dhe koalicioni, kërkon që ky vendim të kthehet përsëri në shqyrtim, të ulet marzha të cilën furnizuesi universal e paguan në këtë moment dhe në atë mënyrë do të kemi mjaftueshëm para që energjia elektrike të mos jetë më e shtrenjtë për qytetarët”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

- Advertisement -

Mickoski bëri thirrje që protestës t’i bashkëngjitet e gjithë opozita, sindikatat, shoqatat, esnafët dhe të gjithë qytetarët e pakënaqur. Të bëjmë front opozitar kundër këtij pushteti i cili është mafioz dhe i cili vazhdon të pasurohet në kurriz të qytetarëve dhe ta kundërshtojmë me rezistencë aktive në rrugë, tha Mickoski.

 “Kjo është thirrje e hapur për tu bashkuar që ta mbrojmë shtetin dhe qytetarët. Nuk mund të lejojmë Qeveri të pasur, mafioz të pasur në mafia, e popull të varfër. Duhet të luftojmë për sistem të vlerave dhe të ardhmen. Siç thash, mafia nuk shpërbëhet me një betejë. Por me shumë beteja dhe punë. Këta protesta nuk do të përfundojë me skenar bullgar, por do të përfundojë me skenar maqedonas kur ky pushtet mafioz do të mposhtet”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

- Advertisement -

Protestat janë gjë normale në demokraci, por opozita organizon protesta për shkak se është e zhgënjyer sepse nuk është në pushtet, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

 “Shtytja që e shoh nga ana e opozitës paraqet zhgënjim pse nuk janë në pushtet. D.m.th. pa dhënë mundësinë që të fillojmë me punë, pa parë sa jemi të suksesshëm. Shihet një shëmti nga zhgënjimi që nuk janë në pushtet. Edhe nga këtu del ajo shtytje dhe tani do të protestojmë”, potencoi kryeministri Zoran Zaev.

- Advertisement -

Organizimin e protestave masive, Mickoski e paralajmëroi që javën e kaluar pas formimit të Qeverisë. Tha se vijon një vjeshtë e “zjarrtë” në të cilën fuqishëm do të luftojnë me, siç tha, koalicionin mafioz dhe do të organizojnë protesta derisa të bie ky pushtet.

- Advertisement -

Pendarovski: Me përkushtim do të punojmë në kultivimin dhe promovimin e kulturës dhe traditës boshnjake

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 28 Shtatorit, Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve, sot u dërgoi urim pjesëtarëve të bashkësisë boshnjake  në Republikën...

“Njujork Tajms”: Trampi me vite nuk ka paguar tatim të të ardhurave

Presidenti amerikan, Donald Tramp nuk ka paguar kurfarë tatimi të fitimit për 10 deri 15 vite, duke filluar prej vitit 2000, sepse...

Konferencë për “Zona të sigurta familjare

LAMM sot do të organizojë konferencë me rastin e promovimit të shënimit të vendparkimeve për projektin „Car Space Baby Place – Zona...

Tramp: Liderët e Kosovës dhe Serbisë u përqafuan në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se liderët e Kosovës dhe të Serbisë u përqafuan në Shtëpinë e Bardhë dhe se ishte...

Kovid-19: Prej sot masave kufizuese shtesë në Mal të Zi

Duke pasur parasysh transmetimin jashtëzakonisht të përhapur lokal të koronavirusit, numrin e madh të rasteve në spitale dhe presionin e madh në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -