Mickoski: Protesta kundër mafias në pushtet, për Zaevin kjo është shprehje e zhgënjimit dhe shëmtisë

TË FUNDIT

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, të mërkurën në orën 18 bëri thirrje për protestë qytetarësh me çka e caktoi protestën e parë që po e organizon partia opozitare kundër politikave të pushtit. Marshi do të fillojë para Ministrisë së drejtësisë dhe do të përfundojë para Komisionit rregullator për energjetikë, të cilin e quajti – mashë e pushtetit. Në protestë do të dërgohet kërkesë për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

 “VMRO-DPMNE dhe koalicioni, kërkon që ky vendim të kthehet përsëri në shqyrtim, të ulet marzha të cilën furnizuesi universal e paguan në këtë moment dhe në atë mënyrë do të kemi mjaftueshëm para që energjia elektrike të mos jetë më e shtrenjtë për qytetarët”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski bëri thirrje që protestës t’i bashkëngjitet e gjithë opozita, sindikatat, shoqatat, esnafët dhe të gjithë qytetarët e pakënaqur. Të bëjmë front opozitar kundër këtij pushteti i cili është mafioz dhe i cili vazhdon të pasurohet në kurriz të qytetarëve dhe ta kundërshtojmë me rezistencë aktive në rrugë, tha Mickoski.

 “Kjo është thirrje e hapur për tu bashkuar që ta mbrojmë shtetin dhe qytetarët. Nuk mund të lejojmë Qeveri të pasur, mafioz të pasur në mafia, e popull të varfër. Duhet të luftojmë për sistem të vlerave dhe të ardhmen. Siç thash, mafia nuk shpërbëhet me një betejë. Por me shumë beteja dhe punë. Këta protesta nuk do të përfundojë me skenar bullgar, por do të përfundojë me skenar maqedonas kur ky pushtet mafioz do të mposhtet”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Protestat janë gjë normale në demokraci, por opozita organizon protesta për shkak se është e zhgënjyer sepse nuk është në pushtet, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

 “Shtytja që e shoh nga ana e opozitës paraqet zhgënjim pse nuk janë në pushtet. D.m.th. pa dhënë mundësinë që të fillojmë me punë, pa parë sa jemi të suksesshëm. Shihet një shëmti nga zhgënjimi që nuk janë në pushtet. Edhe nga këtu del ajo shtytje dhe tani do të protestojmë”, potencoi kryeministri Zoran Zaev.

Organizimin e protestave masive, Mickoski e paralajmëroi që javën e kaluar pas formimit të Qeverisë. Tha se vijon një vjeshtë e “zjarrtë” në të cilën fuqishëm do të luftojnë me, siç tha, koalicionin mafioz dhe do të organizojnë protesta derisa të bie ky pushtet.