“Të përfundojmë këtë punë të sotme, të shohim pasi ë përfundojë dita e sotme do të japë përgjigje për shumë çështje edhe pse unë jam i bindur për fitore të madhe të opozitës, të VMRO-DPMNE-së dhe të kandidatit të pavarur në Shkup, Danella Arsovksa. Vlerësoj se kjo do të përcaktojë se si do të zhvillohen punët më tej”.
Kështu u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistë për TV21 teksa kryente rolin e vëzhguesit në Llaskarcë – Saraj.
Shtoi se “qytetarët vetë do të duan të bëjnë ndryshimin, qoftë kjo nëpërmjet shumicës apo zgjedhje të parakohshme”.
Ndërkaq i pyetur për paralajmërimet për shumicën e re në Parlament, shtoi se është optimist se ajo do të ndodh.
“Zyrtarisht në Parlament kemi 58 deputetë… Me Aleancën dhe Alternativën 56, me Të majtën 58.
G: A hyn këtu edhe E majta?
Opozita për momentin është 61 deputetë. Është e mundur që ndokush nga shumica nga rezultatet sotme…
G: Por, thoni është e mundur? Nuk thoni se i keni?
Nuk do të thoja se i kemi por jam optimist se do të kemi”, tha Mickoski./TV21
