Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se së shpejti do të tejkalohet problemi me vendosjen e tarifave doganore prej 33% nga presidenti amerikan Donald Tramp. Mickoski thotë se qeveria e Maqedonisë vazhdimisht është në kontakt me administratën amerikane dhe se mund të ndodhë që edhe sot të arrihet marrëveshje për tarifat.
“Me partnerin tonë strategjik, SHBA-të, jemi në komunikim të vazhdueshëm, me Ministrinë e ekonomisë që e udhëheq Hauard Lutnik i cili është miku im personal, me Ministrinë e financave dhe Stejt departamentin si dhe me kabinetin e presidentit Tramp. Ministri Mucunski zhvilloi një takim të shkurtër me sekretarin shtetëror në Bruksel dhe një nga temat ishte kjo. Në bazë ditore punojnë ekipe, bisedojmë edhe me telefon. Pres që së shpejti, ndoshta edhe sot, lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë dhe ekonominë e Maqedonisë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
Më 2 prill, presidenti amerikan Tramp prezantoi tarifat për të gjithë botën, gjë që pritej, por surpriza ishte shuma për shumicën e vendeve, përfshirë Maqedoninë. Sipas statistikave amerikane, Maqedonia ka suficit me SHBA-në – pra më shumë eksportojmë se importojmë – gjë që në realitet nuk është kështu. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës së Maqedonisë, në vitin 2024 eksportet ishin 118 milionë dollarë, ndërsa importet 196 milionë dollarë. Interpretimi i ndryshëm i numrave është për shkak të metodologjisë së aplikuar nga Uashingtoni, ku në mënyrë joreale është llogaritur se Maqedonia ka tarifa prej 65% për produktet amerikane, prandaj janë vendosur kundërtarifa prej 33%.
Vetëm disa orë pas vendimit, ekonomistët rekomanduan përmbajtje dhe të pritet me përgjigjen ndaj këtyre masave.
“Qeveria, pyetje e mirë, menjëherë duhet të bëhet një analizë cost-benefit. SHBA-të thanë se lënë hapësirë: nëse vendet reagojnë, jo me rritjen e tarifave, siç paralajmërojnë Japonia, Koreja e Jugut, BE – por me uljen e tyre. Mendoj se më së miri do të ishte t’i ulim barrierat tregtare me import nga SHBA. Me këtë do të bëjmë që ata menjëherë të reagojnë me uljen e tarifave.
Pjesë e vendeve, si Kina, menjëherë u përgjigjën me kundërmasa, ndërsa disa vende të tjera, si BE, ende bëjnë analiza nëse duhet të përdorin “bombë nukleare ekonomike” dhe të vendosin shpenzime për sektorin IT dhe shërbime financiare, ose të zgjedhin kundërmasa më të buta, duke lënë hapësirë. Për ekonominë e Maqedonisë është shumë e rëndësishme në cilin drejtim do të zhvillohet beteja mes BE-së dhe SHBA-ve, për shkak se mbi 70% nga eksporti ynë është për Union.
