Mickoski për seancën e Gjykatës Kushtetuese: “Ata gjykatës i zgjodhi LSDM dhe BDI”

TË FUNDIT

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk deshi të komentonte shumë për seancën e Gjykatës kushtetuese. Tha se gjykatësit aktualë kushtetues janë zgjedhur nga LSDM dhe BDI dhe se nuk e ka të qartë se pse tani i kritikojnë pikërisht ata që i kanë zgjedhur.

“Shikoni, këto janë gjykatës kushtetues të zgjedhur nga ana e shumicës së udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Unë as që i njoh ata gjykatës, as nuk e di cilët gjykatës janë atje. Përkundrazi, disa edhe i kemi sulmuar. Por, të presim, të vij data 11 dhe të shohim se si do të zhvillohet e gjithë kjo”, deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.