Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në rrjetin social Facebook, shkruan se me këtë Qeveri jemi largë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai nëpërmjet Facebook iu drejtua presidentit të vendit Stevo Pendarovski, i cili theksoi se problem është kur ata që mbajnë pozicione të larta nuk kanë njohuri për marrëdhëniet ndërkombëtare.
“A ka ndonjë alternativë tjetër për anëtarësim në BE me të cilën jemi shumë largë me këtë Qeveri?
Jo, nuk ka, as tani, as para një viti dhe as në të ardhmen.
A duhet që Pendarovski të përdorë çdo mundësi për të siguruar anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare që do të vendosin standarde të reja? Po sigurisht!
A bën dallime Pendarovski mes Komunitetit Ekonomik Evropian, i cili pasqyrohet zyrtarisht nga Bashkimin Evropian dhe për të cilin u fol dje nga ana tjetër, Zona Ekonomike Evropiane, themelet e së cilës janë në 1992, për të cilën sot është shkruar një status? Padyshim që jo!
Më lejoni t’ju kujtoj se Stevo Pendarovski është Presidenti i vendit. Eshtë problem kur mbajtësit e pozicioneve më të larta nuk kanë njohuritë më themelore të terminologjisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ata aspirojnë ta udhëheqin Maqedoninë përpara në sferën ndërkombëtare”, shkruan Mickoski.

