Mickoski paralajmëron kredi të re 500 milionë €! Do të shpenzohet në rrugë lokale, rajonale dhe rrugë të shpejta

TË FUNDIT

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi kredi të re në vlerë 500 milionë euro nga një shtet evropian për ndërtimin e rrugëve lokale, rajonale dhe ekspres. Ai nuk shpalosi detaje konkretisht se nga do të merren këto para.

-Këto 500 milionë do të vijnë nga Hungaria apo nga një vend tjetër. Për afërsisht? Rrini të qetë, do ta mësoni.

Mickoski thotë se projektet komunale para së gjithash do të financohen nga buxheti, ose me kredi të lira nga jashtë, siç është kredia nga Hungaria në vlerë prej gjysmë miliardë eurosh, prej të cilave 250 kanë përfunduar si kredi për kompanitë, ndërsa 250 të tjera për projekte komunale. Ai thotë se tani për tani nuk do të kthehet opsioni që kanë tentuar ta zbatojnë derisa ishin në opozitë për emetimin e bonove komunale, mjetet e të cilave do të ishin caktuar enkas për projekte komunale dhe infrastrukturore.

“Pavarësisht nëse do të jetë drejtpërdrejt përmes buxhetit apo siç e quani ju përpjekje për të sterilizuar këtë lloj instrumenti financiar, gjithçka është një opsion. Ne nuk themi jo. Është e rëndësishme që shumica e komunave të jenë të konsoliduara”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Mickoski njoftoi gjithashtu se pas dorëheqjes së drejtorit të Komisionit për letra me vlerë, Kuvendi së shpejti do të emërojë kreun e ri të këtij institucioni, me çka do të mund të vazhdojë të funksionojë pa probleme. Nga puna e këtij institucioni varet funksionimi i bursës së Maqedonisë, si dhe nga aftësia e kompanive për të emetuar aksione të reja ose për herë të parë, si dhe institucionet për emetimin e obligacioneve.

“Pritet që ky proces të përfundojë këtë muaj, të zgjidhet kryesia e re e Komisionit të letrave me vlerë dhe të funksionalizohet ajo që përmendët, të operacionohet. Unë gjithmonë mirëpres dhe mbështes inovacionin”, shtoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Aktualisht ka disa njoftime për një ofertë fillestare publike të aksioneve në bursë, diçka që nuk ka ndodhur në 29 vitet e fundit që nga themelimi i saj.