Mickoski nuk e ka ndërmend të dorëhiqet, “Qeveria e Zaevit nuk do të mbijetojë gjatë”

TË FUNDIT

Lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se Qeveria e re nuk do të mbijetojë gjatë dhe se e njëjta do të bie para përfundimit të mandatit të saj me protestat e qytetarëve. Ai tha se do t’i kundërvihen këtij formati Qeveritar dhe LSDM-në e pret një vjeshtë e nxehtë.

 “Si VMRO-DPMNE bashkë me partitë tjera opozitare do t’u kundërvihemi politikave anti-reformatore dhe të gabueshme. Pa kompromis do t’u kundërvihemi politikave anti-reformuese, korruptive dhe kriminale që i pres, sepse nga Programi i Qeverisë nuk pash asgjë që ofron zhvillim ose ballafaqim me krizën që është para nesh. Sot kemi takim të Komitetit Ekzekutiv dhe do të fillojmë diskutimin rreth strategjisë se çfarë vjeshte na pret, por besoni do të jetë vjeshtë e nxehtë për LSDM-në dhe Zoran Zaevin”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje nga pozita e liderit të VMRO-DPMNE-së. Me këtë ai ua bëri me dije se të kota janë kërkesat e iniciatorëve të cilët 3 javë rresht kërkojnë dorëheqjen e tij, pasi e quajnë fajtor për humbjen e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e 15 korrikut. Mickoski tha se do të ishte akt qyqar që pikërisht në këtë moment të japë dorëheqje.

 “Unë nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje dhe deri sa të jem gjallë do të luftoj kundër të gjithë atyre fuqive të errëta që duan ta kthejnë përsëri partinë në margjinat e skenës politike aty prej ku e mora unë bashkë me udhëheqësin dhe e ngritëm dhe stabilizuam në nivelin që është tani. Nuk do të lejoj që ata njerëz ta kthejnë në margjinat e njëjta duke i shërbyer Zoran Zaevit”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Iniciativë për Kongres të jashtëzakonshme nuk ka arritur në parti tha Mickoski, ndërsa për gazetarët sqaroi edhe formën dhe mënyrën se si thirret kongresi  të jashtëzakonshëm në DPMNE.

Pas deklaratës së Mickoskit se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, reaguan nga Këshilli iniciues që kërkojnë dorëheqjen e liderit të DPMNE-së. Në kumtesën e tyre thuhet se në këtë situatë fajtor i vetëm se për se Zaev morri edhe mandatin e dytë për të qeverisur me vendin është pikërisht Mickoski.

E për Mickoskin përveç gazetarëve kishte pyetje edhe një zonjë të cilën Mickoski e ftoi brenda në parti për ta dëgjuar hallin e saj.