Opozitarja VMRO-DPMNE fushatën zgjedhore e ka përfunduar në qytetin e Shtipit. Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, tha se krytari aktual dhe kandidati për Shtipin, mund të jetë mjek i mirë, por është një kryetar i keq. Ivan Jordanov është njeriu i cili do t’i zgjedhë problemet e Shtipit.
“Në Shtip zgjedhja është e lehtë. Kryetari aktual mund të jetë një mjek i mirë, por ai është një kryetar i keq. Pas datës 17, le të mbetet mjek, dhe Ivan Jordanov është njriu i cili duhet të zgjidhë problemet, të punojë, të sjellë ndryshime, projekte dhe fitore për Shtipin”, tha Mickoski.
