Mickoski nga Kratova: Këto janë zgjedhje ku me zgjedhjen e juaj i dërgoni porosi pushtetit

TË FUNDIT

Këto janë zgjedhje lokale me rëndësi thelbësore për drejtimin, sipas të cilit do të lëviz shteti. Këto janë zgjedhje ku me zgjedhjen e juaj i dërgoni porosi pushtetit. Nëse dëshironi të sundojnë me pushtet absolut ende apo dëshironi ndryshime? Përgjigja po ndjehet tek pakënaqësia e popullit. E, kjo nuk është vetëm pakënaqësi nga premtimet e parealizuara të pushtetit, por edhe nga arroganca e tyre, nënçmimi të cilin e kanë ndaj popullit dhe pazari me identitetin tonë.

Kjo është porosia nga lideri iVMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga tubimi i sontëm parazgjedhor në Kratovë.

Ai bëri me dije se shteti po hynë në një spiralë inflacioniste, çmimet e të gjitha prodhimeve po rriten, është shtrenjtuar gjithçka në shitore, mielli, buka, vaji, benzinat, ndërsa na pret edhe një krizë e re energjetike.

Ai përsëriti se këto janë zgjedhje lokale me rëndësi thelbësore për drejtimin, nëpër të cilin do të lëviz shteti.

MARKETING I PAGUAR POLITIK