Kryeministri Hristijan Mickoski shkoi në Bruksel në Samitin BE-Ballkani Perëndimorë ku një prej temave kryesore ishte zgjerimi i Unionit. Përveç Samitit, është paralajmëruar se ai do të takohet me eurokomesaren Kaja Kallas, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez si dhe kryeministrin polak, Donald Tusk. Këshilli i Unionit në konkluzionet e veta tashmë porositi se patjetër Maqedonia sa më shpejtë të miratojë ndryshimet kushtetuese që të vazhdoj rrugën, por në ndërkohë pas dyerve të mbyllura vazhdojnë të vijojnë diskutimet për gjetjen e zgjidhjes, përkatësisht garanca siç dëshiron Shkupi që të hapë Kushtetutën. Nikoqiri i Samitit do të jetë kryetari i ri i Këshillit, Antonio Koshta, i cili në temën për Maqedoninë ka biseduar në linjë telefonike me mandatarin për formimin e qeverisë së re bullgare, Bojko Borisov.
“Nga biseda e kuptova që këto vite kanë vijuar shumë procese për RMV-në në Bruksel, te shtetet tona partnere nga NATO. Është humbur shumë kohë në shpjegimet që duhej të rishpjegoja dhe thjesht isha i befasuar, andaj obligimi ynë është që të formojmë Qeveri dhe të qëndrojmë shumë fuqishëm në pozitat”, tha Bojko Borisov.
Përderisa kryeministri Mickoski lobon për qëndrimet e Shkupit, eurokomesarja për zgjerim, Marta Kos, i ndau vendet kandidate në dy grupe, ndërsa Maqedoninë e përmendi së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën.
“Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria shprehën vullnet të qartë që të përfundojnë negociatat aderuese deri në fund të vitit 2026 dhe në mënyrë adekuate në vitin 2027, ndërsa Komisioni është i gatshëm që t’i mbështes në plotësimin e qëllimeve të tyre. Do të vazhdojmë t’i mbështesim Bosnjën dhe Hercegovinën dhe RMV-në në rrugën e tyre europiane”, tha Marta Kos.
Paraprakisht euroambasadori në vend. Mihallis Rokas theksoi se kryeministri Mickoski do të ketë shumë takime dypalëshe në Bruksel dhe shpreson se rezultatet nga Samiti do të mundësojnë rrugë më të shpejtë për eurointegrimin e Maqedonisë.
