Mickoski: Ne kërkojmë të njëjtën, që u mundësua për rastet “Sopoti” dhe “Monstra”

TË FUNDIT

“Ne nuk kërkojmë amnisti, nuk kërkojmë mëshirë, por kërkojmë drejtësi për personat e dënuar”, ka deklaruar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit me presidentin Stevo Pendarovski.

Ka deklaruar, se ajo që kërkohet nga ai, është të mundësohet rigjykim të bazuar në dëshmi gjyqësore, siç tha ai, sikurse u mundësua në rastet gjyqësore “Sopoti” dhe “Monstra”.

“Kjo është ajo që e kanë fituar edhe të dënuarit në rastin “Sopot” dhe ata që u akuzuan dhe dënuan në rastin “Monstra”. Në njërin rast kishim lirim nga aktakuza, kurse në rastin e dytë kishim aktgjykim të sërish pas aktgjykimit të parë. Ky është thelbi që unë e kam kërkuar. Në bazë të dëshmive, të akuzohen dhe nuk ka bazë që të akuzohen për sulm terrorist ndaj shtëpisë ligjvënëse”, tha Mickoski, transmeton TV21.

“Drejtësi e pakushtëzuar. Pavarësisht se a është Almiri, Hristijani, Shabani apo Tomçe dhe Sazdo”, shtoi më tej ai.