Mickoski: Me ripërtëritjen vijnë 1.000 projekte të cilat do ta përmirësojnë jetën e çdo qytetari

TË FUNDIT

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot së bashku me bartësin e  listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë e dytë zgjedhore Vllado Misajllovski e vizituan komunën Shuto Orizare. Mickoski u porositi qytetarëve  se më 15 korrik vjen ripërtëritja e  e vendit dhe me ripërtëritjen  vijnë 1.000 masa të reja reale dhe projekte  të cilat do ta përmirësojnë  jetën e qytetarëve.

“Unë besoj se  këtu mund të jetë më ndryshe dhe ua jap fjalën,  e keni  fjalën time se me të vërtetë në katër vitet e ardhshme  do të bëjmë ringjallje jo vetëm këtu në Shuto Orizare por gjithkund në mbarë Maqedoninë ku  jeton popullata rome”, premtoi Mickoski. Pushteti për këto tre vjet, siç tha, asgjë nuk ka bërë për të mirën e Republikës së Maqedonisë. Premtohej  gjithçka,  ndërsa nga ajo sollën  vetëm krim, varfëri, zhvatje.

Mickoski potencoi se VMRO-DPMNE ka përgatitur edhe strategji kalimtare  në të cilën  u sigurua studentët të mos paguajnë  participim për vitin shkollor 2020/2021. Për  objektet hotelierike  këtu në Shuto Orizare, do të jetë joshëse të dinë se do të zvogëlohet  tatimi i vlerës së shtuar  prej 18 në 10 për qind, duke e përfshirë edhe vitin 2021.

“Betohem se atë që do ta premtojmë, edhe do ta plotësojmë për të gjithë banorët e Shuto Orizares. Të tregojmë se ka mundur më ndryshe  dhe se këto njerëz të cilët jetojnë  këtu e meritojnë  jetën më ndryshe”, theksoi Misajllovski.

Misajllovski shtoi se fitorja  do të jetë e bindshme nëse të gjithë qytetarët dalin në zgjedhje dhe votojnë  për  ripërtëritje të Maqedonisë./MIA

Јас верувам дека овде може да биде поинаку и ви давам збор дека во наредните четири години ќе направиме препород не само…

Gepostet von Hristijan Mickoski am Freitag, 3. Juli 2020