Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij të sotme ka adresuar kritika deri tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, shkruan TV21. Mickoski thotë se Pendarovski është zhdukur në kohën kur vendi po përballet me krizë politike dhe energjetike.
“Presidenti i shtetit nuk është askund, u zhduk. Doli vetëm për t’u ballafaquar me një deklaratë timen. Populli e paguan atë njeri, ai gëzon privilegjet. Ka humbur njeriu. Në kushte të krizës energjetike, që shumë lehtë mund të shndërrohet në krizë sigurie…kemi gjendje katastrofale në vend, ndërsa i parë që pretendon të jetë president i të gjithëve, u zhduk, nuk është askund”, tha Mickoski.
