Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes profilit të tij në Facebook konfirmoi se do të marrin pjesë në zgjedhjet më 15 korrik.
“Në zgjedhjet më 15 korrik, e mërkurë, do të marrë pjesë VMRO-DPMNE dhe së bashku me popullin do ta fitojë burimin e krizës Zoran Zaevin dhe LSDM-në. Të dy kushtet që i kërkuam u pranuan, së pari protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, i dyti misionin e OSBE-së dhe ODIHR për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve”, shkroi Mickoski.
Në statusin e tij në Fejsbuk, Mickoski vlerëson se vendi është në një krizë të keqe ekonomike dhe shëndetësore dhe se e vetmja rrugëdalje janë zgjedhjet dhe, siç thotë ai, një humbje bindëse për Zaevin dhe LSDM-në.
“Maqedonia ka dështuar në këto tre vjet, pësoi humbje në fushën ekonomike, shëndetësore dhe politike. Është koha për t’i dhënë fund të gjitha këtyre, është koha për ndryshime, ndërsa Maqedonia të dalë më e fortë”, shkruan Mickoski./MIA
