Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën për emisionin “Top Tema” në TV Telma, u ndal te puna e Prokurorit Publik Ljupço Kocevski, duke theksuar se as ai personalisht dhe as opinioni publik nuk janë të kënaqur me punën e tij, dhe se rrjedha logjike e ngjarjeve do të ishte shkarkimi i tij.
“Kur flasim dhe kur ju them se nuk jam i kënaqur, as unë personalisht, as opinioni nga puna e prokurorit publik, atëherë pasoja logjike pas një deklarate të tillë publike është shkarkimi i tij, shumë qartë”, theksoi Mickoski.
Ai shtoi se qytetarët, pothuajse në mënyrë aklamative, mendojnë se Kocevski nuk e kryen punën e tij mjaft mirë, pavarësisht se buxheti që merr institucioni i tij është më i lartë se në 75 për qind të vendeve të BE-së./TV21
