Mickoski i kundërpërgjigjet Zaevit: Nëse aq shumë do, propozo ndryshime me flamur evropian

TË FUNDIT

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i është kundërpërgjigjur kryeministrit Zoran Zaev.

Megjithatë Mickoski ka deklaruar, se insistojnë që përkatësia kombëtare të qëndrojë edhe në dokumentet e udhëtimit,

“Nëse ne insistojmë që në letërnjoftime të qëndrojë përkatësia kombëtare se jam pjesë e kombit maqedonas, insistoj që ajo të bëhet edhe në dokumentet e udhëtimit dhe nëse vërtetë Zoran Zaev dëshiron që ta bëjë atë, sepse derisa tash në mënyrë brutale disa herë e ka shkelur rregullin për përdorim të flamurit evropian, pse atë nuk e bëri tash të themi dhe të dorëzojë ligjin në Kuvend me flamur evropian që unë të mundem të identifikohem si maqedonas”, tha Mickoski.

Por, Mickoski ka deklaruar, se ligji për letërnjoftime nuk ka kaluar, sepse për të njëjtin ka pasur vërejtje një ambasador i një shteti fqinj.

“Ja le ta dorëzojë me flamur evropian dhe do të shohë publiku se a është ashtu. Dhe po, ajo është përgjigjja, ka vërejtje serioze nga një ambasador në njërin nga shtetet fqinje”, tha Mickoski, transmeton TV21.

Zaev sot deklaroi se nuk ka kthim prapa, se fjala është dhënë dhe argumentet për vendosjen e grafës etnike në letërnjoftime ende qëndrojnë.