Mickoski: I fillojmë bisedimet për formimin e një qeverie të re, por jo me çdo kusht

Must Read

Guteresh i bëri thirrje botës të parandalohet Lufta e ftohtë mes SHBA-së dhe Kinës

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh sot i bëri thirrje botës ta parandalojë Luftën e ftohtë...

Kuvendi i miratoi ndryshimet e ligjeve për arsim, në kushte të jashtëzakonshme fillimin e vitit shkollor e përcakton Qeveria

https://youtu.be/wecngTo4ylE Me ndryshimet në Ligjin për Arsim fillor dhe atë të mesëm,...

Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë te Pendarovski

Në vilën e presidentit Stevo Pendarovski, në Vodno, me fillim prej ora 12:00 do të mblidhet Këshilli...
- Advertisement -

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski paralajmëroi se në ditët në vijim do të kenë takime me partitë që i fituan vendet e deputetëve për një qeveri të re të mundshme, por theksoi se ai mbetet i qëndrimit se nuk do ta bëjë me çdo kusht, nën kërcënime dhe shantazhe, por bazuar në angazhimet e programeve dhe vizionin për një jetë më të mirë të qytetarëve.

VMRO-DPMNE, tha ai, është një parti që do të përpiqet të sigurojë një shumicë parlamentare prej 61 deputetësh dhe të formojë një qeveri, por jo me çdo kusht.

- Advertisement -

Për mua, politika është në nivelin e filozofisë, parimeve dhe përcaktimeve programore. Prandaj, të gjithë aktorët politikë që vlerësojnë se programi me të cilin garoi VMRO-DPMNE-ja në zgjedhje, dhe i cili për pjesën më të madhe do të ishte një program i punës së qeverisë së ardhshme mund ta mbështesin.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, jo vetëm me BESA-n, por me të gjitha partitë politike nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM,” tha Mickoski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në pres konferencën e sotme për shtyp.

- Advertisement -

Nëse ne dështojmë, ne mbetemi opozitë, tha Mickoski, duke shtuar se pavarësisht nëse ata janë në pushtet apo opozitë, do të vazhdojnë të luftojnë për atë në të cilën besojnë, dhe se, sipas tij, është krijimi i një shoqërie më të mirë dhe sigurimin e një jete më të mirë për qytetarët.

Ai thekson se pavarësisht nëse ata vazhdojnë të veprojnë si qeveri apo opozitë, gjëja e parë që ata do ta ngrenë në Kuvend është të paraqesin një ligj për ta ekzaminuar origjinën e pasurisë së politikanëve dhe zyrtarëve dhe familjeve të tyre.

- Advertisement -

Lidhur me njerëzit që, siç tha ai, po i afrohen deputetëve të VMRO DPMNE për të mbështetur një qeveri të re, Mickoski theksoi se ai e di se për kë bëhet fjalë, por nuk ka dashur të zbulojë, në mënyrë, siç tha ai, të mos e prishë procesin e negociatave për një qeveri të re.

Sipas tij, nuk ka asgjë të diskutueshme që dikush t’i afrohet deputetëve nga koalicioni VMRO-DPMNE, por të kërkojë mbështetje bazuar në angazhimet e programit. Është e diskutueshme, tha ai, se ata i afrohen atyre duke ofruar shuma gjashtë dhe shtatë-shifrore, përfitime për ta dhe familjet e tyre.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski theksoi se Parlamenti nuk është i konstituuar plotësisht, sepse nuk është zgjedhur një kryetar, emri i të cilit, siç tha ai, me siguri do të dihet pas formimit të shumicës së re parlamentare.

- Advertisement -

Guteresh i bëri thirrje botës të parandalohet Lufta e ftohtë mes SHBA-së dhe Kinës

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh sot i bëri thirrje botës ta parandalojë Luftën e ftohtë mes SHBA-së dhe Kinës dhe...

Kuvendi i miratoi ndryshimet e ligjeve për arsim, në kushte të jashtëzakonshme fillimin e vitit shkollor e përcakton Qeveria

https://youtu.be/wecngTo4ylE Me ndryshimet në Ligjin për Arsim fillor dhe atë të mesëm, të miratuara mbrëm nga Kuvendi,...

Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë te Pendarovski

Në vilën e presidentit Stevo Pendarovski, në Vodno, me fillim prej ora 12:00 do të mblidhet Këshilli i Sigurisë.

Takim Dimitrov-Varhei: Vërtetohet nevoja për hapjen e negociatave

Sot në Bruksel, zëvendëkryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov realizoi takim me Oliver Varhein, Eurokomesarin për Zgjerim dhe Fqinjësi të...

Qeveria hap temën e 5G-së me ambasadorin e Kinës, reagon Ambasada Amerikane në Shkup se s’mund tu besohet

https://youtu.be/iiLTjCtoVXo Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës Xhang Xuo gjatë takimit me zëvëndëskryeministrin e parë në Qeveri...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -