Mickevski: Në Kuvend nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese! Zgjidhje janë zgjedhjet

TË FUNDIT

Menjëherë pas mbylljes së seancës për miratimin e nevojës për ndryshimet kushtetuese, koordinatori i krupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski bashkë me deputetët e kësaj partie, tha se shumica nuk i ka 80 votat e nevojshme për të miratuar ndryshimet kushtetuese, shkruan TV21. Micevski thotë se VMRO-ja kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Pas një viti mjegullime, doli në sipërfaqe se në Kuvend nuk ka shumicë 2/3 për ndryshime kushtetuese. Në Kuvend nuk ka 80 deputetë ndërsa jashtë Kuvendit mbi 80% e qytetarëve janë kundër ndryshimeve kushtetuese sipas diktatit bullgar. Ky pushtet është problemi ndërsa zgjidhja janë zgjedhjet orë e më parë dhe ndryshim i pushtetit. Ndryshime kushtetuese nën diktat nuk do të ketë por për këtë zgjedhje duhet patjetër të ketë, për shkak se kjo Qeveri është deligjitimuar”, tha Micevski./tv21.tv