Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski nëpërmjet Facebook, i ka bërë thirrje kolegut të tij deputetit Skender Rexhepi nga Alternativa që të votojë për rrëzimin e Qeverisë Zaev2, shkruan TV21.
“Koleg Skender, hajde së bashku ta rrëzojmë këtë qeveri të kriminalizuar dhe të delegjitimuar nga populli”, ka shkruar mes tjerash Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
