Micevski: Marrëveshjet e Kovaçevskit dhe Zaevit me Ahmetin dhe Grubin nuk janë para ligjeve të vendit

TË FUNDIT

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se qëndrimi i tyre është konsistent sa i përket emërimit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për kryeministër të vendit.

“Kjo qeveri dhe kjo shumicë qeverisëse po i thyejnë ligjet, po e thyejnë Kushtetutën e vendit dhe në fakt kështu do të ndodhë fatkeqësisht me formimin e kësaj Qeverie teknike”, thotë Micevski.
Ai ka ripërsëritur qëndrimin e VMRO-së dhe ka thënë se nuk do ta votojnë Talat Xhaferin për shumë arsye që tashmë dihen.

“Marrëveshjet e bëra nga Kovaçevski, të cilin Zaev i ka bërë me Ali Ahmetin dhe Artan Grubin, nuk janë para ligjeve në këtë vend”, tha Micevski.