Në vend se të hanë darkë të shëndetshme me brokoli, lulelakër dhe karotë, ata në pakon me perime gjetën mi të ngrirë. Familja Çulakovski nga Manastiri është tronditur pasi është hera e parë të gjejnë një gjë të tillë në ushqim. Vetëm Ivani kishte provuar nga perimet pasi që fillimisht nuk e ka vërejtur miun. Fatmirësisht fëmijët nuk kanë konsumuar nga ushqimi.
“E derdhëm sasinë me perime nga qesja në një tenxhere dhe kemi zi, dhe nuk e pamë miun. Kur e transferuam përzierjen në një pjatë për të ngrënë nuk e kishim vërejtur akoma, dhe fillova të konsumoja brokoli. Pastaj më vonë e pamë miun. Ishte e gërditshme. Përderisa ziheshte e provova nga tenxherja fatmirësisht këtë nuk e panë fëmijët do të kishin trauma”, tha Ivan Çuklakovski – qytetar.
Agjencia e ushqimit sot ka tërhequr produktin nga të gjitha shitoret e vendit. Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolle Babovski, theksoi se do të kryejnë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht do të dërgohen monstra të këtij produkti në labaratorë për të parë cilësinë e tij.
“Për shkak të dyshimit për kontaminim fizik, prani e një trupi të huaj – miut në përzierje perimesh të ngrira “Sani fantasy – Royal mix” me origjinë nga Republika e Serbisë, e importuar nga KAM DOOEL, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë lëshoi urdhër për ndalesë të shitjes së këtij produkti dhe tërheqjen e produktit nga raftet e këtij marketi. Është lëshuar urdhër për operatorin e ushqimit të bëj kontroll të këtij produkti ku është i plasuar në të gjithë territorin e vendit”, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje konsumatorëve në qoftë se kanë blerë një produkt të tillë, ta shohin pakon para se ta konsumojnë dhe nëse gjejnë ndonjë gjësend ta kthejnë produktin në vendin ku e kanë blerë dhe ta lajmërojnë rastin në agjencinë e ushqimit.
