“Mezi ia dalim të hamë, e lëre më të pimë”/Qytetarët duan rroga më të larta, masat e Qeverisë nuk po ju ndihmojnë

TË FUNDIT

Mezi ia dalim të hamë, e lëre më të pimë. Kjo ishte përgjigja e qytetarëve në pyetjen se sa do t’u ndihmojë masa shtesë për uljen e çmimeve të pijeve, pas masës për uljen dhe ngrirjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore. Sipas tyre, këto masa janë veç lojë ndërsa ndihmë e vërtetë do të ishte rritja e të ardhurave të tyre, respektivisht rritja e rrogave dhe pensioneve.

-Nëse rrogat dhe pensionet nuk rriten ulja e çmimeve nuk ka kuptim. Çmimet janë tepër të larta. Nuk vërehet asgjë pos të buka dhe qumështi, asgjë tjetër.

-Duhet të rriten rrogat e punëtorëve, jo vetëm për Qeverinë.

-Me çmimet po bëhet lojë. Rrit, zbrit. Kush po i kontrollon. Duhet të rriten të ardhurat, sidomos pensionet. I kanë lënë pensionistët, ndërsa të vetmit pensionistët nga shteti nuk kanë marrë asgjë ndërsa shteti nga  ta ende merr.

Përndryshe, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se në masën “çmim i garantuar” në mënyrë vullnetare do të kyçen edhe disa prodhues vendor të ujit mineral, lëngjeve dhe birrës të cilët prodhimet e tyre do t’i shesin me minimum 10% ulje.