Mexhiti zbulon formën e bashkëpunimit me Vetëvendosjen

TË FUNDIT

Tashmë është e qartë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, partia politike nga Kosova, Vetëvendosje do të mbështesë bllokun opozitar shqiptar, Lidhjen Europiane për Ndryshim.

Madje, lideri i njërës parti të këtij blloku, Lëvizjes Demokratike – Izet Mexhiti ka bërë të ditur se në listën e LEN-it do të ketë edhe kandidat të Vetëvendosjes.

“Me ne është edhe Vetëvendosje. Në listën tonë do të ketë edhe kandidat të Vetëvendosjes. Ende nuk është vendos cili, sepse ende është herët”, tha Mexhiti në takimin me gazetarët, transmeton TV21.