Mexhiti: VLEN nuk është krijuar për një cikël zgjedhor, por për një epokë të re

TË FUNDIT

Njëri nga drejtuesit e VLEN-it Izet Mexhiti në kongresin e parë partiak, theksoi se VLEN nuk është krijuar për një cikël zgjedhor, por siç shtoi kjo parti politike është një epokë e re. Mes tjerash, Mexhiti theksoi se VLEN-i nuk i ndau shqiptarët, por siç u shpreh i bashkoi shqiptarët.

“VLEN-i është forca kryesore në hartën politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. VLEN-i nuk i ndau shqiptarët, por i bashkoi. Nuk e shpërndau fuqinë politike, por e përçëndroi atë, nuk e dobësoi zërin shqiptarë, por e faktorizoi atë”, tha Mexhiti.