Ministri i Shëndetësisë, Fatmiri Mexhiti, i ftuar në emisionin 10Minta në TV21, ka treguar se ju do të vendosen parkingjet në kate në Qendrën Klinikë në Shkup.
“Vendi që e kemi caktuar është te Gjinekologjia e vjetër ku ka qenë në hyrjen kryesore dhe tjera tek heliodromi dhe një pjesë kah barakat modulare në Klinikën e Infektologjisë, mendohet që të hiqen dhe në atë vend të bëhet një parking”, tha Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë.
