Mexhiti prezanton projektet për Çarshinë: WIFI falas, parking për 800 vetura, restaurim i kalldrëmeve dhe fasadave! Osmani: Do të subvencionojmë rrogat e para për sipërmarrësit e rinj, do të bëjmë akademi për gratë në biznes

TË FUNDIT

Kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti prezantoi shtyllën e tretë të programit, respektivisht vizionin për investimin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, përcjell TV21. Mexhiti tha se për investimet kapitale tashmë janë siguruar mjete financiare.

“Vizioni po shndërrohet në projekte konkrete me mjete tashmë të siguruara. Restaurimi i kalldrëmeve. Konservim i plotë rrugëve “Saraçka”, “Papuxhiska”, “Petar Mihov!, “Samarxhiska” dhe një pjesë e “Kovaçka” projekti është miratuar nga qeveria dhe realizohet në vitin 2025. Rinovim i fasadave, Vazhdojmë me rinovimin e fasadave të gjitha dyqaneve të mbetura, duke ruajtur pamjen autentike dhe duke e shndërruar Çarshinë në një atraksion të vërtetë evropian. Ndriçim modern rrugor. Investim në një rrjet të ri ndriçimi për të rritur sigurinë dhe për të theksuar bukurinë e Çarshisë gjatë orëve të mbrëmjes. Transformim digjital për turizëm modern. Tabela informative të mençura. Vendosim tabela interaktive në pikat kyçe, Sheshi “Skënderbe”, Çarshia e Vjetër, Bit Pazar. Ata do të ofrojnë informata në kohë reale dhe WIFI falas për gjithë vizitorët. Çarshia Digjitale. Krijojmë muze virtual dhe aplikacion mobil që do të shërbejë si guidë moderne digjitale me harta interaktive dhe të dhëna historike për çdo objekt. Turizmi i nivelit të lartë kërkon kushte të nivelit të lartë, prandaj investojmë në ndërtimin e tualeteve publike moderne, të pastra dhe lehtësisht të qasshme. Ata do të jenë të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar dhe do të mirëmbahen çdo ditë duke siguruar kushte dinjitoze për gjithë. Ndërtimi i parkingut te Sheshi “Skënderbeu”. Projekti kapital që do t’i vë vulën kësaj rilindje është ndërtimi i parkingut nëntokësor me dy kate në Sheshin “Skënderbe”. Investim prej 25 milionë eurove tashmë siguruar nga qeveria. Furnizimi është i hapur. Pritet të zgjidhet ndërmarrja dhe maksimumi për një muaj ditë, të fillojë ndërtimi i parkingut nëntokësor për 800 vetura”, pohoi Mexhiti.

Kandidati i AKI-së për kryetar komune në Çair Bujar Osmani bëri të ditur se në programin e tij zgjedhor është fokusuar te zhvillimi i ekonomisë lokale, teksa shton se sipërmarrësisë i ka dhënë prioritet, përcjell TV21. Osmani tha se do të krijojnë këshillin ekonomiko-social në komunë, ku njëherë në muaj organizatat e biznesit, shoqatat e të rinjve , shoqatat joqeveritare do të mblidhen dhe do të përcaktojnë strategjinë se si do ta zhvillojnë më tej ekonominë lokale në Çair.

“Në një, krijimin e Qendrës së Inovacionit dhe Biznesit, për shkak se komuna do të krijojë qendër të ekspertëve për t’u ndihmuar të rinjve me idetë, me zhvillimin e ideve të tyre për sipërmarrësi, për zhvillimin e bizneseve të vogla, pastaj subvencione për të gjithë ata, të cilët do bëhen…do hyjnë në këto… në aktivitetet ekonomike të sipërmarrsisë, grante ose subvencione për rrogat e para për ata, të cilët do të punësojnë, do të punësojnë të rinj. Do të krijojmë Këshillin Ekonomiko Social në komunë. Një herë në muaj, komuna, organizatat e biznesit dhe shoqatat e të rinjve. Shoqatat joqeveritare do të mblidhen dhe do të përcaktojnë strategjinë sesi e zhvillojmë tutje ekonominë lokale këtu në Çair. Rol të rëndësishëm i kam dhënë edhe rolit të grave në ekonomi, dhe prandaj në Çair do bëjmë shkollën ose Akademinë e parë për gra, për artizanale, të cilat do të marrin certifikatat me të cilat do të mund të hapin bizneset e tyre dhe komuna do t’ua subvencionojë ato biznese. Pastaj çështja e grave vetushqyese si një grup vulnerabil i grave, të cilave gjithashtu do të duhet t’u jepet mundësia. Komuna do t’i subvencionojë ato për t’u bërë pjesë e ekonomisë lokale të Çairit”, tha Osmani.