Mexhiti pret delegacionin arbëresh nga Vakarici, diskutohet binjakëzimi me komunën e Çairit

TË FUNDIT

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot një delegacion arbëresh nga Vakarici i Italisë, të kryesuar nga kryetari Antonio Pomillo, në vizitën e tyre të parë në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Sipas Mexhitit, gjatë takimit është diskutuar mundësia e binjakëzimit të Çairit me Vakaricin dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta kulturore. Në takim janë trajtuar edhe çështje që lidhen me komunitetin shqiptar në Shkup, përfshirë emërtimet shqip të rrugëve në Çair dhe Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”. Mexhiti tha se vizita synon të shërbejë si hap i parë drejt bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta mes dy komunave.