Mexhiti: Ndoshta Bujar Osmani është “djegur” me qëllim në Çair që të mos jetë kandidat për kryetar të BDI-së

TË FUNDIT

Në Hajde flasim në TV21, Izet Mexhiti tha se kandidimi i Bujar Osmanit nga BDI për kryetar të Çairit, ishte për ta djegur si figurë politike. Sipas tij, kjo është bërë pasi Osmani shihej si pretendent për kryetar të ardhshëm të BDI-së.

-E fituat Bujar Osmani në Çair. Si e shihni të ardhmen politike të tij? A mendoni që ai mund të jetë një kandidat për kryetar të BDI-së në të ardhmen?  

2Po ndoshta edhe kjo ka qenë arsyeja që  zoti Ahmeti i imponoi zotin Osmani për kandidat në Çair, për ta djegur si figurë politike, si pretendent për kryetar të BDI-së”, tha Mexhiti.