Mexhiti: Çairi është kthyer në kantier ndërtimi! Osmani: Mobiliteti dhe higjiena, prioritetet kryesore për Çairin

TË FUNDIT

Kandidati i VLEN për për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti elaboroi programin zgjedhor, duke thënë se për një vit e gjysmë kanë kthyer Çairin lartë në agjendën e qeverisë, përcjell TV21. Mexhiti tha se duhet të vazhdojë zhbllokimi i projekteve për këtë komunë, duke theksuar se Çairi “tashmë është një kantier ndërtimi”.

“Do të ndërtojmë parking nëntokësorë te “Sheshi Skenderbeu”, garazh me kate te kompleksi Çairçanja dhe garazhe montueshme në Fushë Tophanë dhe te Salla Partizani. Do t’i zgjerojmë përfundimisht arteriet kyçe si rruga “Cvetan Dimov”, për të lehtësuar qarkullimin. Çairi nuk do të jetë më sinonim i papastërtisë do të implementojmë sistem modern të menaxhimit të mbeturinave,, do të pastrojmë deponitë e egra dhe do të krijojmë hapësira të gjelbra. Do të themelojmë inkubator biznesi për start up kompanitë dhe një fond lokal inovativ për të rinjtë sipërmarrës”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ndërkaq, kandidati i AKI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani tha se prioriteti i parë është mobiliteti në Çair, duke premtuar 2500 vende të reja parkimi, një ndërmarrje të re komunale për higjienë, përcjell TV21. Në programin e tij, Osmani prezantoi dy drejtime kryesore veprim urgjent për problemet më kritike dhe një vizion afatgjatë për zhvillimin e Çairit.

“Programi im ka dy trajektore, dy rrugë. Njëra është rruga emergjente me të cilën do të nisim që ditën e parë, sepse janë çështje që nëse nuk i trajtojmë menjëherë do të bëhet vonë! Këtë rrugë emergjente e kam ndarë në disa pika që i kam bashkëbiseduar me qytetarët. Nën 1 – higjienën, nën 2 – mungesën e parkingjeve, ndërtesat pa leje, korrupsionin dhe sigurinë. Prandaj lam thënë nga disa e parë shpallim gjendje të jashtëzakonshme në Çair”, tha Osmani.