Izet Mexhiti tha se Balanceri efekt ka pasur vetëm në fillim ndërkohë që viteve të fundit ka pasur kundërefekt dhe shtoi se nuk ka qenë në funksion për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve jo shumicë pasi sipas tij, në shumë raste maqedonasit janë paraqitur si shqiptar e shqiptarët si turq, përcjell TV21.
“Bashkërisht do të konstatojmë se balanseri nuk ka funksionuar viteve të fundit pra në fillim ka dhënë efektet e duhura mirëpo në vitet e fundit ka dhënën kundër efekt. E dim që ka pasur shumë raste kur maqedonasit janë paraqitur si shqiptar ose shqiptarët si turq, pra nuk ka qenë në funksionin për përfaqësimin e drejt të komuniteteve joshumicë në Maqedoni”, tha Mexhiti.