Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti tha se në dy vitet e fundit lidhja mes Kosovës dhe Maqedonisë është përforcuar që siç tha “asnjëherë më afër nuk ka qenë Prishtina me Shkupin”, shkruan TV21. Mexhiti tha se mbledhja e parë e përbashkët ka qenë me Qeverinë e Kosovës duke përmendur edhe sistemin One Stop Shop që siç tha “ka rritur në 40 për qind fluksin e qytetarëve dhe të mallrave”.
E për autostradën Shkup-Bllacë, Mexhiti tha se do të krijojë mundësi për rritje të qarkullimit dhe vendet do të jenë me afër për biznes dhe ide.
