ZGJEDHJET

Mexhiti: 600 euro rrogë minimale për mësuesit dhe infermierët

Must Read

199 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të kaluara nga 1545 teste të realizuara 199 persona...

VMRO-DPMNE me masa për ekonomi të fortë, Stojanoska: Do ta ulim papunësinë nën 10%

Bartësja në Njësinë Zgjedhore nr.6 nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, nga Tetova porositi se në programin...

“Gruaja të mos përdoret si kukull”, Valbona Reka paralajmëron Ligj për barazi gjinore

Bartësja e listës në njësinë zgjedhore numër 4, Valbona Reka nga koalicioni “Tash është koha” thotë se...
- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Bartësi i listës së kadidatëve të BDI-së për deputetë në zonën zgjedhore 1, Izet Mexhiti, nga Sheshi “Skenderbeu” në Shkup prezantoi planin e tij të veprimit 100 ditor për përmirësimin e barazisë dhe standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

“Ekzistojnë njerëzit, të cilët janë shtylla kryesore e shoqërisë sonë, por të cilët janë rrallë në qendër të vëmendjes, ata janë infermierët të cilët ruajnë shëndetin tonë, mësuesit, arsimtarët dhe edukatorët, që përgatisin fëmijët tanë për ardhmëri, për çka jemi të kënaqur, që në mandatin e fundit pagat minimale për mësuesit arritëm ti rrisim në 400 euro në muaj, tani, së bashku me Kryeministrin e parë Shqiptar, zotohemi se pagat minimale për mësuesit, arsimtarët dhe infermierët do ti rrisim për 50 % e cila do të arrijë deri në 600 euro”, theksoi Mexhiti.

Ai më tej tha se kjo nuk paraqet vetëm përmirësim të standardeve të jetesës, por është edhe vlerësim për kontributin dhe punën e personelit të shëndetësisë të cilët po kujdesen për shëndetin tonë si dhe mësuesve, arsimtarëve dhe edukatorëve.

Në fund, Mexhiti theksoi se brenda 100 ditëve të para kur Kryeministri shqiptar do të merr detyrën, infermierët, mësuesit dhe arsimtarët, por edhe e gjithë shoqëria do të përfitojë nga kjo masë, siç tha, për ta kthyer dinjitetin dhe për t’i bërë krenarë, me entuziazëm ta vazhdojnë misionin e shenjtë të tyre.

- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -

- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Latest News

VMRO-DPMNE me masa për ekonomi të fortë, Stojanoska: Do ta ulim papunësinë nën 10%

Bartësja në Njësinë Zgjedhore nr.6 nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, nga Tetova porositi se në programin e tyre zgjedhor ofrojnë projekte...

“Gruaja të mos përdoret si kukull”, Valbona Reka paralajmëron Ligj për barazi gjinore

Bartësja e listës në njësinë zgjedhore numër 4, Valbona Reka nga koalicioni “Tash është koha” thotë se pas 15 korrikut do të...

Komuna Çair përkujton Srebrenicën, zyrtarizon gjuhën boshnjake dhe vendos flamurin boshnjak para Komunës

Komuna e Çairit përkujton gjenocidin në Srebrenicë. Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në rrjetin social Facebook, shkruan: “Në nder dhe...

Çulev: Do të ketë sanksione të ashpra për të gjithë shkelësit e procesit zgjedhor

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, ka udhëzuar të gjithë kolegët e tij që të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -