Në qytetin e Pejës në Kosovë u përurua memoriali në nderim të 11 shtatorit. Në memorialin “Kujtim & Miqësi” është vendosur një pjesë origjinale e metalit nga Kullat Binjake, për nderim të viktimave të 11 shtatorit të viti 2001. Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe ministri i Mbrojtjes Armend Meha.



