Meta e caktoi protestën e parë për më 13 shtator në Tiranë

TË FUNDIT

Kryetari i Partisë ës Lirisë (PL), ish Lëvizja socialiste për integrim, Ilir Meta e paralajmëroi protestën e parë të organizuar nga kjo parti, prej se e mori kryesimin e saj, pas përfundimit të mandatit si shef i shtetit shqiptar më 24 korrik.

Meta paralajmëroi se protesta e parë do të jetë më 13 shtator në orën 18:00 afër inceneratorit në Tiranë (objekt për djegien e mbeturinave), duke e quajtur vendin e mbajtjes së protestës “kryevepër” të korrupsionit të Qeverisë.

“Të martën e ardhshme do të mbahet protesta e parë afër inceneratorit në Tiranë. Protesta e parë e Partisë së lirisë, më 13 shtator, në orën 18:00, para “kryeveprës” së korrupsionit të Qeverisë. I ftojmë të gjithë qytetarët. U bëjmë thirrje të gjithë atyre që duna të protestojnë”, deklaroi Meta në konferencën për shtyp.

Meta u pyet pyet nga gazetarët nëse këtë protestë të parë e organizon në bashkëpunim me PD-në, ai tha se është ftuar të marrë pjesë secili, por para së gjithash qytetarët të cilët po i vjedh pushteti.

Në pyetjen përse është zgjedhur mu ai vend në Tiranë për t’i filluar protestat, Meta tha se kryeministri Edi Rama është i përfshirë në çdo aferë.

“Në secilën aferë është Edi Rama. Ai garanton pandëshkueshmëri për të gjithë ata rilindës më të vegjël. Ai është çdokund. Ka dorë mjaft të gjatë”, tha Meta.

Ai sonte në takim me përfaqësues dhe struktura lokale të partisë në qytetin e Beratit paralajmëroi se vendin e pret “vjeshtë e nxehtë” duke shtuar se do t’i “marrin autorizimet nga kryeministri dhe do t’ia kthejnë popullit”.