Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj për vitin 2023, duke e marrë çmimin për herë të tretë pas fitoreve të mëparshme në 2019 dhe 2022.
Legjenda e Argjentinës, i cili gjithashtu mori çmimin e tij të tetë të Topit të Artë në tetor për udhëheqjen e vendit të tij drejt lavdisë në Kupën e Botës 2022, priu më lart se ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe makineria e golit të Manchester City, Erling Haaland.
Gjatë periudhës kualifikuese të çmimit nga 19 dhjetori 2022 deri më 20 gusht 2023, Messi u largua nga futbolli evropian pasi fitoi titullin e tij të dytë në Ligue 1 me PSG për t’u bashkuar me ekipin e Major League Soccer Inter Miami.
Ylli argjentinas nuk ishte i pranishëm në ceremoni fare. Gjithsesi, ai ia doli të mposhtë konkurrencën ndaj Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, që ishin dy të nominuarit tjerë.
Messi u vlerësua për trofetë e fituar me Paris Saint-Germainin dhe Inter Miamin.
36-vjeçari kryesoi një sondazh tepër të kontestuar, i cili u votua nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, si dhe nga gazetarë ekspertë dhe tifozë anembanë globit.
Messi mori 48 pikë, aq sa mori edhe Haaland, por që Messi u rendit i pari falë një rregullore, që i jep përparësi numrit të nominimeve të zgjedhjes si i pari nga kapitenët e Kombëtareve. Vota e tyre vlerësohet me pesë pikë, shkruan Express.
Messi u zgjodh si më i miri nga 13 kapitenë, kurse Haaland nga 11 sosh.
Mbappe përfundoi i treti me 35 pikë.

