Cristiano Ronaldo do të fitojë të paktën 50 milionë funte (58 milion euro) në Manchester United në dy vitet e tij si lojtar i këtij klubi.
The Sun ka zbuluar se superylli 36 vjeç, kishte qenë në bisedime të fshehta për muaj “Djajtë e Kuq” – pavarësisht zërave se ai do të nënshkruante me rivalët e tyre, Man City.
“Në zemrën e tij, ai vetëm donte të kthehej në United”, ka thënë një burim nga klubi për gazetën.
Superylli, i cili tashmë ka një pasuri prej 500 milionë funtesh, tronditi botën e futbollit dje me kthimin e tij në “Old Trafford”.
Portugezi u bë i famshëm në “Old Trafford”, ku luajti për disa vite, para se të largohej për në Real Madrid në vitin 2009.Lexo po ashtu:
Sipas mediave angleze do të fitojë 560 mijë euro në javë, ose 29 milionë euro në vit.
Ai pritet të fitojë edhe disa miliona tjerë nga shitjet e fanellave, pasi me sa duket është siguruar që ai do të veshë përsëri numrin 7.
