Mësimi online, nota të larta e njohuri të ulta – Megjashi: Prindërit duan mësim të sigurt për fëmijët

TË FUNDIT

Prindërit duan mësim online për fëmijët, duke e cilësuar si më të sigurt në aspekt shëndetësor. Rreth 60% e prindërve të anketuar nga hulumtimi që ka bërë Megjashi janë për mësim nga shtëpia. Nga ana tjetër rreth 45% janë për mësimi të kombinuar, online dhe nëpër shkolla dhe 35% e të anketuarve janë që fëmijët të shkojnë në ndërrime të ndara, në grupe më të vogla me protokolle të sigurisë në shkolla. Sa i përket mësimit me internet, rreth 58 % e prindërve thonë se fëmijët kanë nota më të mira, por kanë marrë më pak njohuri.

Dragi Zmijanac: „Pra 58% e prindërve kanë thënë, po nota më të mira, por më pak njohuri. 2/3 apo 64.3 % e të anketuarve, kanë kushte të përshtatshme teknike dhe hapësira për ndjekjen e mësimit online, ndërsa 28.7% e të anketuarve janë deklaruar se kanë pjesërisht hapësira për tu ndjekur mësim online cilësorë“.

Mësimi online i ka larguar fëmijët nga socializimi, apo shoqërimi me bashkëmoshatarë.

60% e prindërve kanë vërejtur ndryshime negative te nxënësit e shkollave të mesme. Tek ta janë zhvilluar veti negative si depresion, mosinteresim për mësim, ushqyeshmëri e parregullt dhe izolim social, shpjegon hulumtuesja Natasha Paviçeviq, bazuar në hulumtimin e bërë.

Natasha Paviçeviq-Stojmenovska: „Ndryshimet negative që i kanë vërejtur prindërit te fëmijët e tyre janë, qëndrim i stërzgjatur përpara kompjuterit, zhvillimi i vetive negative, si tension, nervozizëm, depresion, vetmi, mosinteresim, dembeli dhe papërgjegjësi ndaj obligimeve shkollore, humbja e sensit ndaj shkollës si vlerë, humbja e perceptimit ndaj asaj se çfarë domethënë shkollë, ushqyeshmëri jo të shëndetshme“.

Pediatrja Mimi Kimovska thotë se ndonëse virusi korona është diku 20 % i përhapur te moshat e reja, nëse shkohet nëpër shkolla me prezencë fizike, mund të përhapet shpejtë. Ajo kërkon që edhe fëmijët të testoehen më shpesh dhe falas.

Mimi Kimovska: „Edhe testimi duhet të bëhet vegël e punës për institucionet që i përmendëm. Duhet testim më i shpeshtë jo vetëm i të punësuarve, por edhe te fëmijët që janë të dyshimtë ose kanë qenë në kategori të rrëzikshme, ose kanë qenë Covid pozitiv, sigurisht të jenë falas“.

Nga ambasada e parë për fëmijë “Megjashi” thonë se janë të brengosur sa i përket të dy formave të mësimit. Me mësimin online te fëmijët krijohet izolim, agresivitet dhe nuk është cilësor sa duhet. Dragi Zmijanac tha se në vendet ku nuk ka të infektuar, mund të zhvillohet mësimi në shkolla me protokolle sigurie, ndërkaq në vendet tjera nga kompjuteri. Kjo ambasada bëri një analizë për format e mësimit, duke anketuar 1003 prindër.