Mesa duket çerdhet nuk do të hapen së shpejti, kush do të kujdeset për fëmijët nëse prindërit fillojnë të shkojnë në punë?

Must Read

Uka Aliti: Dy veturat e EVN-së u dogjën njëra pas tjetrës pas mesnate

Për djegien e veturave të EVN-së, në vendngjarje ka folur edhe shefi i Njësitit të Kundëzjarrit në...

U vihet zjarri veturave në dy pikat e EVN-së në Tetovë!

Pas mesnatës, veturave të dy pikave të ndërmarrjes energjetike EVN u është vënë zjarri. Njëra veturë gjendet...

Tetovë, treni godet një veturë, lendohen dy persona

Aksident komunkacioni në fshatin Poroj. Treni godet një veturë në një vendkalim hekurudhor. Nga aksidenti të lënduar...

Edhe pse paraprakisht ishte përpiluar protokoll për punë dhe ishin bërë të gjitha përgatitjet, mes të cilave edhe testimi i të punësuarve, rritja e numrit të të infektuarve me Kovid-19 e shtyu hapjen e çerdheve. Me fillimin e pandemisë, ato ishin ndër të parat që i mbyllën dyert. Kujdesi për më të vegjlit paraqet problem për shumë prindër të cilët duhet të shkojnë në punë, e nuk kanë ku t’i lënë për fëmijët e tyre.

- Advertisement -


“Së pari, fëmijët duan të luajnë mes vete, nuk mund t’i ndash. E tash, të gjithë kanë gjyshe që mund të kujdesen për ta. Domethënë dikush është i detyruar, nuk mund të mungojë nga puna shumë. Megjithatë është rrezik. Duhet të hapen, sepse ka shumë fëmijë për të cilët nuk ka kush të kujdeset. Njerëzit që punojnë atje dhe edukatoret, prej ku do të kenë të ardhura nëse nuk punojnë? Edhe shkollat, katastrofë. Nëse nuk hapen edhe shkollat, edhe ne si gjyshe, edhe ju si prindër, nuk do të mund t’u përcjellim dituri sikur në shkollë”, tha një qytetar.


“Nuk e di, duke pasur parasysh situatën të gjithë kemi frikë… nuk e di çka të them. Mendoj se më mirë të mos hapen ende. Të ketë më pak fëmijë, e jo si tani, mendoj se tani janë shumë fëmijë në grup. Ata që kanë mundësi, le të qëndrojnë në shtëpi, kurse të tjerët le t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe. Megjithatë, është ndryshe kur ka më pak fëmijë”, tha një qytetar tjetër.

- Advertisement -

Aleksandar Stojanov, anëtar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe drejtor i Qendër për Shëndet Publik, për TV21 tha se tani për tani do të jetë e vështirë të hapen dyert e çerdheve.

- Advertisement -


“Ministria e Punës dhe Politikës sociale kanë përpiluar një Protokoll se si do të organizohej e gjithë kjo dhe në të njëjtën kohë të jetë e sigurt për shëndetin e fëmijëve. Vetëm rreth 30% e çerdheve do të mund të organizojnë kujdes të pandërprerë për më të vegjlit. Grupet nuk duhet të mbingarkohen, edhe pse dihet se janë rreth 30 fëmijë në grup, që është shumë. Gjëja kryesore është që t’i reduktojmë, por duhet të kemi të dhëna të sakta nga Ministria e Punës – sa të mëdha janë dhomat, nga sa fëmijë ka në institucione, sepse nuk mund të themi vetëm – hajde filloni me punë në kushtet e pandemisë më të madhe në botë. Nga ana tjetër, kemi fatin që fëmijët nuk janë grup rreziku kur bëhet fjalë për koronavirus. Vetëm 2 deri në 3% mund të infektohen, por detyra jonë është të sigurojmë kushte më të mira e më të sigurta për shëndetin e fëmijëve”, theksoi Aleksandar Stojanov, Drejtor i Qendrës për Shëndet Publik.

Dy muaj më parë, çerdhet i dezinfektuan dyshekët dhe u testuan të gjithë të punësuarit. Për dallim nga ato shtetërore, çerdhet private janë plotësisht të gatshme për t’u hapur, vetëm po presin se kur Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të japë një rekomandim për të filluar me punë.

- Advertisement -

Latest News

U vihet zjarri veturave në dy pikat e EVN-së në Tetovë!

Pas mesnatës, veturave të dy pikave të ndërmarrjes energjetike EVN u është vënë zjarri. Njëra veturë gjendet në lagjen Potok dhe tjetra...

Tetovë, treni godet një veturë, lendohen dy persona

Aksident komunkacioni në fshatin Poroj. Treni godet një veturë në një vendkalim hekurudhor. Nga aksidenti të lënduar janë B.S 22 vjeç dhe...

Vazhdojnë negociatat mes Zaevit dhe Ahmetit, ka tone optimiste, por epilog ende jo

https://www.youtube.com/watch?v=-ywSxWeMJ28&feature=youtu.be E mori mandatin për formim të qeverisë, ndërsa ende është në bisedime për të arritur shumicën...

Kapen 10 emigrantë ilegal, ishin fshehur në një kamion transportues nga Tetova

https://youtu.be/cC08DnE97Js Doganieri i doganës së Tetovës duke bërë kontrollin rutinë në kamionët të cilët kishin ardhur për...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com