Janë marrë 46 koncesione, nga të cilat 34 njëanshmërisht, ndërsa për 11 kanë skaduar kontratat dhe nuk janë vazhduar – informon ministrja e energjetikës Sanja Bozhinovska. Theksoi se kanë filluar me vendosjen e rendit dhe njoftoi se do të ketë shfuqizim njëanshëm të koncesioneve për të gjithë ata që nuk i respektojnë kushtet. Arsyet kryesore për sanksionet kanë qenë mosrespektimi i dispozitave ligjore dhe i masave ekologjike, mos pagesa e tarifave të koncesionit, transferimi i koncesionit pa pëlqimin dhe shfrytëzimi jashtë kufirit të lejuar.
“Gjithsej 46 koncesione të marra, që do të thotë se kemi kritere shumë të rrepta, kujdesemi për gjithçka që është e shtetit. Kemi listë kontrolli edhe për koncesionet e reja që kërkojnë, dhe për të gjithë ata që nuk e kanë paguar atë që është e nevojshme dhe nuk kanë përmbushur detyrimet jemi rigoroz dhe i qasemi hapjes së koncesioneve që më parë nuk ka qenë rasti. Më tej kemi pagesë edhe të garancive bankare për herë të parë, 40 milionë denarë kemi mbledhur nga 4 kompani”, tha Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës dhe Minierave.