Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje kryeministrit britanik, Boris Xhonson të vazhdojë negociatat për marrëdhëniet me BE-në pas Bregzitit. Ajo theksoi se kompromisi është i pashmangshëm, shkruan “Gardian”.
Kërkesa e Merkelit vjen në momentin kur pritet deklarata e Xhonsonit nëse pala britanike do të tërhiqet nga negociatat.
Merkel u përpoq të qetësonte pasionet. Ajo theksoi se të dy palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Në shtator, Xhonson kërcënoi se Londra do të tërhiqej nga negociatat nëse nuk arrihej asnjë marrëveshje deri në këtë fundjavë.
“Në disa vende gjërat po shkojnë mirë, në vende të tjera duhet të bëhet edhe shumë. Ne i kërkuam Britanisë së Madhe të mbetet e hapur për kompromis në mënyrë që të arrihet marrëveshje. Kjo do të thotë që ne gjithashtu duhet të bëjmë kompromise”, nënvizoi kancelarja gjermane.
