Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar sot përgjigje unike ndaj krizës më të madhe të imigrantëve në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore, derisa i ka dënuar protestat kundër refugjatëve, duke i vlerësuar si “të turpshme”.
Në Gjermani, që këtë vit thuhet se pret më se 800 mijë azilkërkues, është parë një ndjenë anti-imigrante gjatë fundjavës, me ç’rast në pjesën lindore të Gjermanisë në Heidenau ka pasur edhe protesta të dhunshme kundër refugjatëve.
“Është e turpshme për ekstremistët e së djathtës dhe neonazistët të përpiqen ta përhapin propagandën e tyre të urrejtjes, por është e pakuptueshme për shtetasit, përfshirë familjet me fëmijë, që u bashkohen atyre në protestë”, tha Merkel, transmeton “Zeit Online”.
Deklaratat e saj vijnë pas një heshtje të gjatë. Merkel nisi të kritikohej kohëve të fundit. Shumë njerëz në rrjetet sociale pyesnin se pse nuk ka ndonjë qëndrim prej kancelarës rreth protestave kundër refugjatëve
