Merkel i bëri thirrje BE-së të solidarizohet gjatë kohës së pandemisë me COVID-19

TË FUNDIT

Kancelarja gjermane Angela Merkel, u bëri thirrje sot vendeve anëtare të BE-së që të solidarizohen gjatë kohës së pandemisë me koronavirusin e ri.

“Tani nevojitet që Gjermania mos të mendojë vetëm për veten, por të jetë e gatshme për solidaritet të jashtëzakonshëm”, tha Merkel.

Ajo në intervistë për “Zidojçe cajtung” dhe pesë gazeta tjera evropiane, vlerësoi se pandemia paraqet sfidë pa precedent sipas përmasave të saj dhe u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së t’i mbajnë tregjet e tyre të brendshme dhe të prezantojnë front të bashkuar në botë.

“Pres që anëtarët të kenë interes të fuqishëm të përbashkët në këtë gjendje të jashtëzakonshme”, deklaroi kancelarja gjermane./MIA