Kancelarja gjermane Angela Merkel dje edhe formalisht ishte shkarkuar nga detyra, në pajtim me ligjin, por do të mbetet në krye të qeverisë në mandatin teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Pas seancës konstituive në Bundestag, në të cilën morën pjesë edhe kancelarja dhe anëtarët e Qeverisë, presidenti gjerman, Frank – Valter Shtajnmaer në pallatin Belvi dhe e dorëzoi dekretin për shkarkim nga funksioni.
Sipas nenit 69 të Kushtetutës gjermane, mandati i kancelarit federal ose ministrit përfundon me konstituimin e Bundestagut të ri.
Megjithatë, meqë Bundestagu akoma nuk e ka zgjedhur qeverinë e re, Shtajnmaer kërkoi nga Angela Merkel që t’i kryejë detyrat e veta deri në emërimin e trashëgimtarit të saj.
Qeveria ngelet në funksion, por si teknike.
Pasi e mori dokumentin për shkarkim nga funksioni Merkeli menjëherë u nis të kthehet në kabinetin e saj, por Shtajnmaer e thirri mbrapa për fotografim të përbashkët, transmeton ntv.de.
Presidenti e falënderoi Merkel për 16-të vitet e kaluara në krye të Qeverisë, në të cilat, siç shtoi, kontribuoi që Gjermania të marrë respektin në Evropë dhe botë.
