Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se BE duhet të përgatitet për një dështim të mundshëm në negociatat me Britaninë e Madhe për marrëdhëniet e reja tregtare.
Merkel para Dhomës së ulët të parlamentit gjerman, theksoi se negociatat duhet të përshpejtohen në mënyrë që të arrihet marrëveshje deri në vjeshtë, e cila më pas duhet të ratifikohet deri në fund të vitit.
Sidoqoftë, ajo vuri në dukje se BE-ja gjithashtu duhet të jetë e përgatitur edhe për një situatë në të cilën një marrëveshje e tillë nuk do të arrihet./MIA
