“Merhaba kardesler”
Me përshëndetje në gjuhën turke, kryetari i BDIs-ë Ali Ahmeti e nisi fjalimin pasi firmosi marrëveshje me Partinë Demokratike Turke.
Partia e udhëhequr nga Bejxhan Iljas, edhe zyrtarisht bëhet pjesë e Frontit Europian.
Ahmeti tha sy ky front po i bashkon edhe familjet, ndërkaq theksoi se turqit dhe shqiptarët i dallon vetëm gjuha.
“Janë krijuar familje, atë e bisedoja edhe me doktorin. Një shqiptare e martuar për turk, një turk i martuar me shqiptare, tani do të ndahen, a janë me Bejxhanin, a janë me Aliun. Tash i kemi bërë bashkë dhe i kemi pajtuar edhe familjet. Ne kemi vetëm një dallim, vetëm gjuha, të gjitha të përbashkëta i kemi…dhe 22 vjet Bejxhan kemi qenë të ndarë”, tha Ahmeti.
Iljas tha se Fronti Europian do të jetë fitues dhe se e mira e këtyre partive është se ata kanë një përvojë të madhe politike dhe se janë parti që kanë qenë pjesë ndryshimeve më të mëdha në shtet.
“Dita e nënshkrimit të këtij koalicioni i cili nxjerr në pah veçoritë që na bashkojnë dhe jo që na ndajnë, pra është një hap përpara për veçoritë më të ndritura të vendit tonë. Karakteristika e anëtarëve të koalcionit Fronti Europian janë përvoja e tyre politike dhe përfshirja e tyre në politikë në momente më të rëndësishme të vendit. Në këtë aspekt me bindje mund tu them se hedhim hapat tonë në fitoren e cila do të jetë bindëse dhe shumë e thellë”, u shpreh Iljaz- kryetar i PDT.
Frontit Europian të udhëhequr nga BDI tashmë i janë bashkangjitur edhe partitë tjera si Lëvizja Populli e Skender Rexhepit Zejdit, PDE e Arjanit Hoxhës dhe PDSH e Menduh Thaçit. Bashkë me PDT e Bejxhan Ilas zyrtarisht bëhen 5 parti brenda koalicionit. Në këtë front do të jetë edhe Unioni i Romëve i Kurto Dudush, ndërsa ka gjasa që ditëve në vijim pjese e këtij fronti të jetë edhe ASh krahu e Selës.
