Kështu ka deklaruar drejtori i kërkimeve dhe konstruktimeve në Mercedes, Thomas Weber, që ka thënë “se secila veturë duhet të reduktojë shpenzimet e karburanteve – madje edhe AMG”.
Anëtari i bordit të kompanisë së famshme gjermane, për “autocar”, shtoi se modeli AMG hibrid nuk ka ardhur deri tani sepse klientët “nuk do ta blinin”.
Ai thotë se kompania do ta bëjë gati një model të tillë në momentin kur e sheh se një model i tillë është i domosdoshëm.
Weber më pas sugjeroi se modeli AMG hibrid mund të ketë sistem me motor elektrik dhe një bateri të vogël për të forcuar performancat.
